Albtextile një emërtim i ri, i cili mbart shumë histori pas tij!
Një histori suksesi që nis që në vitin 1994
- Lider në treg
- Cilësi e garantuar
- Shërbim elitar
HISTORIA JONË
Si lindi Albtextile?
Historia ndër vite...
Në vitin 1994 babai i dy djemve hap një dyqan të vogël në qytetin e Elbasanit! Me thyerjen e shumë barrierave, arrin të importojë nga tregjet e huaja pëlhure dhe tylra të materialeve të ndryshme. Vit pas viti ai me përkushtim mundësoi që biznesi i tij të rriste kapacitetin gamën, cilesinë së bashku me djemtë e tij! Duke u frymëzuar nga puna e tim eti, pasioni dhe dëshira për të ndjekur ëndrrën e tij, e cila ishte bërë dhe e imja gjatë kohës, mësova si ta dashuroj dhe promovoj artin e arredimit!
Jemi krenar t’ju tregojmë se sot, si një nga pioneret në sektorin e textilit, vijojmë vazhdimisht zhvillimin në teknologjinë e prodhimit dhe menxhimit duke ofruar produktet tona në tregun e shumicës shqiptare në mbi 42 qytete, rreth 662 klientë si dhe në tregun e pakicës si vendase dhe atë ndërkombetare me mbi 15 mijë modele! Albtextile është gjithmonë në proces përmirësimi dhe zhvillimi! Ne sollëm në Shqipëri automatizimin e perdeve, atyre romakeve, rul dhe panele duke përdorur teknologjinë me të fundit!
Ne ofrojmë gamën me të plotë, më efikase të zgjidhjeve që meritojnë vulën tonë! Falë eksperiencës shumë vjeçare dhe profesionalizmit, mirëkuptimit, çmimit konkurrues dhe nivelit të lartë të cilësisë së lartë, konbinuar me shërbimim e plotë duke filluar nga prezantimi i koleksioneve tona, matjet po ashtu dhe dërgesa përfshirë montimi do t’ju lehtësojnë zgjedhjen tuaj!
Albtextile si një vlerë e shtuar në procesin e prodhimit të perdeve, mekanizmave, aksesorëve sjellë risi të herëpashereshme duke marrë nisma si organizimin e panaireve,mundësimin e ofertave dhe mundësive të ndryshme për klientët!
Nëse dëshironi t’i vishni ambjentet tuaja me elegancë, komfort dhe cilësi, jeni të mirëpritur të na vizitoni në showroomin tonë në Tirana Industrial Park
Odise Cerriku
CEO
Kuriozitet
Nga provat e gjetura në vendet e gërmimeve në Olynthus, Pompei dhe Herculaneum, është evindentuar një perde e varur mbi një portë, duket sikur është përdorur si ndarës dhomash në antikitetin klasik. Mozaikët nga shekulli II deri në VI tregojnë perde të varura nga shufrat që përfshijnë harqe të madhësive e përmasave të ndryshme! Pas shekullit të XVI në mesjet forma më e hershme e trajtimit të dritareve ishin panelet prej lëkure të filetuara mbi shufra hekuri. Këto me pas u zëvendësuan me panele leshi të endura dhe grilat prej druri të ngurtë përdoreshin gjatë stinëve të ftohta. Gjatë shekujve pëlhura të Rilindjes italiane të dekoruara me zbukurime, duke përfshirë brokada, kadife dhe damask, filluan të importohen dhe exportohen në mbarë botën në vitet në vijim!
